TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vrasja e 50-vjeçarit Alfred Dedja me armë zjarri në mes të ditës sot në një lokal në fshatin Ndroq në periferi të Tiranës ka tmerruar klientët që ndodheshin në lokal në momentin kur 50-vjeçari u ekzekutua me gjakftohtësi nga agresori.
Viktima jetonte në Itali dhe se njihej ndryshe me pseudonimin “Daku”.
Krimi i rëndë ndodhi sot rreth orës 15:30 brenda në një lokal të Ndroqit, ku viktima ishte klient, ndërsa autori është futur në ambientet e lokalit, ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar.
Autori u afrua në këmbë për ta kryer krimin dhe më pas është larguar me një makinë tip Benz ML, të zi.
Burime bëjnë me dije se autori është idenifikuar dhe mësohet se është Julian Gjoshi, nga Shijaku.
Raportohet se viktima është banor i zonës, ndërsa dyshohet se ngjarja ka të bejë me prishjen e pazareve të drogës.
"Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.
Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar_- njoftoi policia.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se autori i dyshuar i vrasjes, Julian Gjoshi, është një emër i njohur për policinë. Ai ka pasur probleme të mëparshme me ligjin, pasi është arrestuar më 18 janar 2021 për armëmbajtje pa leje dhe për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur. Gjoshi, gjatë arrestimit tre vite më parë, ishte shoqëruar nga një person tjetër në automjet.
Po ashtu, mësohet se Gjoshi është kunati i Altin Hajrit, ky i fundit i shpallur në kërkim për vrasjen e Jan Prengës, ngjarja e bujshme e ndodhur në një kompleks në Shijak.
Altin Hajri, përmendet dhe në dosjen ndaj ish-deputetit të PS-së, Jugris Çyrbja. Hajri dyshohet se ka ndihmuar Çyrbjan të futej në listën e sigurt për deputet në zgjedhjet parlamentare të 2021.
Emri i Altin Hajrit ka dalë në bisedat e SkyECC ku ai së bashku me Ahmet Mashën dyshohet se kanë ndërhyrë që socialisti të futen në listë i treti. Bisedat mes tyre janë zhvilluar në aplikacionin e koduar SkyEcc janë zhvilluar në vitin 2020, ku mësohet se ka dalë edhe emri i shtetasit Edmond Koçi, i njohur edhe si Mond Çekiçi.
Altin Hajri, pronari i kompleksit “Golden” në Shijak, akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të 2020. Trupi i Jan Prengës është filmuar për herë të fundit në garazhin e komplelsit “Golden”, ku është kapur nga kamerat e sigurisë teksa është nxjerrë nga automjeti Range Rover dhe më pas është transportuar në një furgon.
Altin Hajri, një nga anëtarët e grupit kriminal që vepronte në zonën e Shijakut po gjykohet ne mungesë pasi nuk është bërë e mundur gjetja e tij.
Gjithashtu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dyshuar si koka e një rrjeti të trafikut të drogës nga Afganistani në Itali. Por autoritetet italiane pushuan hetimin ndaj tij, duke hequr emrin e tij nga listat e të kërkuarve. Në Shqipëri, Altin Hajrit iu bllokuan pasuri me vlerë rreth 10 milionë euro.
Në tetor 2015 në një operacion të përbashkët të policisë italiane dhe shqiptare të koduar “Enigma”, u arrestuan 16 persona dhe u sekuestruan më shumë se 450 kilogramë drogë e papërpunuar, 325 kilogramë marijuanë, 206 kilogramë heroinë.
Të dyshuar si pjesë e këtij trafiku, në atë kohë u arrestuan në qytetin e Durrësit edhe djali i xhaxhait të Altin Hajrit, dhe një kushëri tjetër i tij, Hajri Balla dhe Fortuz Hajri, 53 dhe 24 vjeç, të dy banues në Shijak. Arrestimi i tyre u bë në bazë të një urdhri ndalimi të gjykatës së Venecias së datës 15 gusht të vitit 2015.
Ata akuzoheshin në atë kohë për veprën penale të “trafikimit të lëndëve narkotike”, ndërsa i kishin shpëtuar operacionit të policisë në vitin 2015, bashkë me Altin Hajrin.
Jan Prenga u rrëmbye më 17 Janar 2020 në zonën e Kamzës dhe prej gati 4 vitesh trupi i tij nuk është gjetur ende.
Policia provoi me anë të pamjeve filmike praninë e trupit të tij dhe vendosi pas hekurave Leonard Hajri, Bajram Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj, ndërsa sot në burg ka mbetur vetëm kopshtari Festim Bexhdili.
Ai u ekzekutua me urdhër nga “kokat” e bandës, për shkak të një sasie prej 283 kg kokainë, që vëllai i Jan Prengës, Astriti, e mbante peng në Angli dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar.