AKTUALITET, 1 Dhjetor 2024, 16:56

Vrasja në Ndroq, policia zbardh detaje nga krimi: Viktima rreth 50 vjeç, është identifikuar autori

Vrasja në Ndroq,  policia zbardh detaje nga krimi: Viktima rreth 50

Policia e Tiranës ka bërë një njoftim zyrtar ku ndan detaje rreth vrasjes që ndodhi më herët sot në Ndroq.

Policia e Tiranë ka bërë një njoftim zyrtar ku ndan detaje rreth vrasjes që ndodhi më herët sot në Ndroq.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se sot rreth orë 15:30 në një lokal në Ndroq në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.

Policia bën me dije se autori i krimit është identifikuar, ndërkohë që po vijo puna për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.

Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Viktima Alfred Dedja ka qenë klient në një lokal në zonë.

Autori është futur në lokal me armë, ka qëlluar Dedjan dhe është larguar. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të krimit.

Dyshohet se autori ka pasur informacione për lëvizjen e Dedjas dhe i ka zënë “pritë” atij. Policia e Shtetit ka identifikuar autorin dhe ka ngritur post-blloqe për ta kapur atë. Autori ka dyshime se është larguar në drejtim të Durrësit.