TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përveç tensioneve, debateve dhe akuzave, seanca e sotme (13 maj) në Kuvend u shoqërua edhe me episode batutash, humori, të qeshura dhe ironie.
Nuk ishin vetëm replikat Manja-Peleshi dhe Berisha-Manja, por edhe një moment delikat me ministrin e Evropës dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.
Ky i fundit u pa në një moment teksa u ul te karrigia e kryeministrit Edi Rama për të biseduar me zv/kryeministren Albana Koçiu.
Por kjo tërhoqi vëmendjen e nënkryetares Klodjana Spahiu, e cila thirri menjëherë sekretaren, duke i kërkuar që t’i komunikonte ministrit se ishte ulur në vendin e gabuar dhe po shkelte etikën parlamentare.
Sekretarja përpiqet t’i flasë nga distanca ministrit Hoxha dhe duke parë që ai nuk reagoi, i shkoi pranë dhe ia komunikoi nga afër.
Ministri i befasuar befi menjëherë në këmbë, duke u zhvendosur tek karrigia e tij dhe e shoqëroi zv/kryeministrja Albana Koçiu, me të cilën vijoi më tej diskutimin, siç shihet edhe në video.
Ky moment nuk kaloi pa të qeshura dhe përplasje duarsh në Kuvend, kryesisht nga kampi opozitar. Madje shumë deputetë nxorën edhe telefonat për ta filmuar këtë moment, kurse regjia e Kuvendit e zhvendosi kameran nga momenti i sikletshëm.