TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Disa ditë më parë, një 14-vjeçar u ndalua nga policia në Vlorë, pasi iu gjet një armë zjarri tip pistoletë dhe një sasi fishekësh.
I riu i cili u lirua më pas nga autoritetet, tha në emisionin “Me Zemër të Hapur” se ka ndjerë ndryshim në mënyrën se si e shohin të tjerët.
“Në shkollë më pritën mirë, por ndihesha sikur më shikonin me një sy tjetër, sikur jam ndonjë kriminel. Nga mësuesit u prita shumë mirë,” shpjegoi ai.
Ndërsa ka theksuar pendimin e tij për veprimin, 14-vjeçari shtoi: “Jam penduar shumë për atë që kam bërë. Nuk e kam shpërndarë armën në rrjetet sociale. I kam kërkuar ndjesë babait dhe nënës. Jam ndjerë shumë i penduar.”
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta, duke nxjerrë në pah shqetësimin për sigurinë dhe ndikimin e armëve tek të rinjtë. I riu shprehu se tani është i gatshëm të përballet me pasojat dhe të mësojë nga gabimi që ka bërë.