AKTUALITET, 17 Maj 2023, 11:54

Vijon numërimi në tetë qytete, PS merr drejtimin në 54 këshilla bashkiakë, katër janë pa fitues, tre i fiton PSD-ja

Vijon numërimi në tetë qytete, PS merr drejtimin në 54

Në ditën e tretë të numërimit të votave për këshillat bashkiakë, në tetë këshilla ende procesi nuk ka përfunduar.

Sipas shifrave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Partia Socialiste ka fituar tashmë në 48 këshilla bashkiakë ku numërimi është mbyllur dhe kryeson në 6 të tjerë me një diferencë të thellë, duke konfirmuar, ndonëse jo përfundimisht drejtimin në 54 këshilla.

Në vend të dytë nga forcat politike renditet Partia Social Demokrate e Tom Doshit e cila ka fituar dy këshilla bashkiakë (Vau i Dejës dhe Pukë) ku ka përfunduar tashmë numërimi dhe kryeson në Malësinë e Madhe.

Në katër këshilla bashkiakë (tre prej të cilave ka përfunduar numërimi) ka barazim votash.

Vijon numërimi në tetë qytete, PS merr drejtimin në 54