TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tërmet me magnitudë 4 ballë ka goditur Kosovën, në orët e para të ditës së sotme.
Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdheut (EMSC) ka njoftuar se tërmeti i parë 4.0 shkallë të Rihterit ka ndodhur në orën 01:46 dhe se epiqendra e dridhjeve ishte 16 kilometra në jugperëndim të Prizrenit.
Thellësia e tërmetit ishte 16 km. Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet tjera të Kosovës, në Kukës dhe në Maqedoninë e Veriut.
Gjithashtu sipas EMSC tërmeti tjetër me shkallë 3.2 të Rihterit ka ndodhur në orën 03:59, 17 km në jugperëndim të Prizrenit, ose 7 km në veriperëndim të Dragashit.
Ndërkohë kamerat e sigurisë në një banesë në Dragash, kanë filmuar momentin kur tërmeti ka lëkundur tokën.