TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
5 muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme të majit 2025, ndikimi i SPAK me hetimet dhe arrestimet në skenën politike parazgjedhore ka qenë një nga diskutimet e kësaj periudhe.
Nëpërmjet disa pohimeve të tjera të sondazhit, edhe qytetarët e kanë dhënë mendimin e tyre ne raport me këtë diskutim.
Për pohimin: “SPAK në punën e tij duhet të ruajë balancat politike para zgjedhjeve e të mos avantazhojë asnjë parti”, qytetarët kanë shprehur 53.5 % dakordësi dhe 18 5 nuk janë dakord.
Ndërsa në pohimin: “SPAK nuk guxon të hetojë Edi Ramën”, 36 % e të pyeturve janë dakord dhe 37.4 % nuk janë dakord me këtë pohim.
Të tjera pohime të përdorura nga “Barometri” për të kuptuar dakordësinë e qytetarëve nxjerrin në pah qartë mendimin e shumicës prej tyre për kontrollin e SPAK nga qeveria.
- Advertisement -
Në njërin nga pohimet: “Sipas Edi Ramës, pa udhëheqjen e Partisë Socialiste Shqipëria nuk do të bënte dot reformën në drejtësi”, 47.7 % e të pyeturve janë dakord me këtë dhe 26.2 nuk janë dakord.
Ndërsa në pohimin tjetër: “Sipas Sali Berishës, SPAK kontrollohet nga qeveria”, 49.2 % nuk janë dakord dhe 29.9 % janë dakord me këtë pohim.