AKTUALITET, 20 Dhjetor 2024, 22:17

Vërtet besoni se administrata Trump do t’i heqë Berishës ‘non grata-n’? Këlliçi: Jam shumë i bindur, por se kur s'mund ta them

Vërtet besoni se administrata Trump do t’i heqë Berishës

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, në emisionin ‘Log.’ në News24 tha se ‘non grata’ për Sali Berishën do të hiqet nga administrata e re amerikane e Donald Trump.

Këlliçi u shpreh i bindur se vendimi i marrë nga administrata Biden ndaj Berishës do të hiqet, teksa u pyet nga gazetaret nese vertet e beson nje gje te tille. “Nuk e di nëse do të hiqet në shkurt, mars, prill apo maj, por do të hiqet”, tha Këlliçi.

Ai theksoi se ‘non grata’ politike mund të hiqet, ndërsa ajo e “Thesarit” është një procedurë komplekse.

“Z. Berisha nuk u sanksionua nga Departamenti i Thesarit edhe pse u kërcënua”, tha Këlliçi, duke e cilësuar “non grata-n’ si një lobim nga George Soros.

I pyetur nga analisti Agim Baçi se çfarë qëndrimi do të mbante, do të ishte me Berishën apo me SHBA, nuk i heq ‘non grata-n’, Këlliçi tha se do të qëndronte me të vërtetën.

“Do të jem në krah të z. Berisha, ashtu sikundër kam qenë që në fillim”, tha ai.