AKTUALITET, 20 Nëntor 2022, 20:22

Vendi “nën” ujë, Berisha nxjerr pamjet: Shkodra po përmbytet, qeveria bën sehir!

Vendi “nën” ujë, Berisha nxjerr pamjet: Shkodra po

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me situatën e ditës së sotme të krijuar pas reshjeve të dendura të shiut.

Përmes një videoje të postuar në faqen e tij në Facebook, ku një zonë është e mbuluar tërësisht nga uji, Berisha shkruan se Shkodra po përmbytet nga derdhjet e shumta nga Kaskada e Drinit.

Për këtë Berisha fajëson qeverinë duke thënë se ndërkohë që qyteti mbytet ajo bën sehir.

“Shkodra po përmbytet nga derdhjet e mëdha nga kaskada e Drinit. Qeveria bën sehir! Turp! Sb”, shkruan Berisha krahas videos.

Kujtojmë se problematika të mëdha janë shënuar në disa zona sot prej reshjeve të dendura të shiut, kryesisht në Shkodër, Lezhë e Dibër ndërkohë që raportohet edhe për jetë të humbura dhe persona të zhdukur.