AKTUALITET, 31 Dhjetor 2021, 09:22

Vaksinimi anti-Covid, Manastirliu jep lajmin: Ja sa doza Pfizer kanë mbërritur në Shqipëri, në 24 orët e fundit

Vaksinimi anti-Covid, Manastirliu jep lajmin: Ja sa doza Pfizer kanë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se në kuadër të procesit të vaksinimit anti Covid, mbrëmjen e së enjtes kanë mbërritur në vendin tonë 375,000 doza të vaksinës Pfizer.

Manastirliu shkruan se përgjatë këtyre 21 muajve të pazakontë në përballjen me pandeminë, mbështetja e miqve tanë të Bashkimit Europian ka qenë e pakursyer.

“Miku i mirë njihet në ditë të vështira????


Përgjatë gjithë këtyre 21 muajve të pazakontë në përballjen me pandeminë, mbështetja e miqve tanë të Bashkimit Europian ka qenë e pakursyer.

Kanë mbërritur në orët e mbrëmjes në #IShP 375,000 doza të vaksinës Pfizer,  një tjetër dëshmi e solidaritetit që na bashkon e na bën më të fortë ???????? ???? ????????

#Vaksinohu#VaksinatShpëtojnëJetë????????”, shkruan Manastirliu