TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aktivisti Arbër Lleshi, është ndaluar nga policia gjatë protestës para Parlamentit.
Ai ndodhet në Komisariatin numër 3 në Tiranë dhe pretendon se është goditur brenda makinës së policisë nga një person pa uniformë, që nuk ka pranuar të identifikohet.
"Jam te Komisariati numër 3. Më kanë rrahur në makinën e policisë, më kanë marrë te Parlamenti, mua dhe shumë të tjerë. Më ka rrahur një person që nuk pranonte të tregonte emrin, brenda makinës së policisë. Më ka rrahur një person pa uniformë në makinën e policisë, e kam pyetur dhjetë herë si e ke emrin dhe nuk ma tregonte, më mbante kokën ulur që të mos dukem nga dritarja", deklaroi Lleshi për TPZ.
Është e paqartë arsyeja e ndalimit të Lleshit, ndërkohë që pretendimi i tij për dhunë brenda automjetit të policisë është mjaft i rëndë.