AKTUALITET, 2 Korrik 2026, 10:30

Goditja e analistit Ilir Demalia, arrestohet njëri nga autorët e dyshuar

Goditja e analistit Ilir Demalia, arrestohet njëri nga autorët e

Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar për sulmin e dhunshëm ndaj analistit Ilir Demalia.

Dje Demalia rrëfeu dhunën me të cilën u përball sapo doli nga shtëpia.

Demalia është shprehur se u dhunua nga dy persona pikërisht se bëri një detyrë qytetare, të cilën çdo qytetar i këtij vendi duhet ta bëjë, të denoncojë çdo rast shkelje të cilën vëren apo përballet.

Demalia pretendonte në polici se dhuna ndaj tij nuk kishte të bënte me motive politike, por për shkaqe banale.

Sipas tij, dhunuesi, banor i lagjes së tij, e akuzonte se Demalia kishte njoftuar policinë për të vendosur gjoba tek mjetet e parkuara gabim në lagje.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën “Çamëria”.