AKTUALITET, 10 Shkurt 2024, 13:59

U shkarkuan nga detyra e ministrit në Maqedoninë e Veriut, reagojnë Mexhiti dhe Aliu: Jemi kërcënuar

U shkarkuan nga detyra e ministrit në Maqedoninë e Veriut,

Pas shkarkimit të mbrëmshëm nga Kuvendi të ministrave Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu, këta të fundit kanë shkrua se janë kërcënuar në ‘Facebook’ nga Artan Grubi.

Ata thonë i apelojnë Grubit të lërë kërcënimet dhe të mos e ndez situatën, por të shënojë ditën 8 maj në kalendar.

Postimi i Mexhitit dhe Aliut:

Artan Grubi në gjendje ankthi të fortë na kërcënon nga fb, pasi shkarkon Ash-në nga Qeveria, na thotë “të flemë të qetë” se për të gjitha do kujdeset Ali Ahmeti…

Artan…leri kërcënimet, bëj ca ditë pushim nëse të ndihmon dhe mos e ndiz situatën. E kuptoj që është fundi yt, por të paktën në fund trego burrni!
Dhe…hape kalendarin…shiko 8 Majin!

Afër…shumë shumë afër!

NDRYSHIMI KA NIS!