AKTUALITET, 26 Shtator 2022, 15:58

Pësoi ishemi cerebrale pas arrestimit dhe shkoi me aparatura në gjyq, merret vendimi për mjekun anestezist të Spitalit të Traumës

Pësoi ishemi cerebrale pas arrestimit dhe shkoi me aparatura në gjyq,

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për mjekun Fitim Marku, i cili u arrestua me bujë tre ditë më parë në ambientet e Spitalit të Traumës.

Një agjent i infiltruar, i cili i ishte prezantuar si pacient ndërhyri duke e kapur në flagrancë Markun teksa merrte rryshfet në shifrën e 20 mijë lekëve.

Vendimi duket se është i motivuar për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore që mjeku anestezist ka shfaqur ditën e sotme, ku u raportua se kishte pësuar ishemi cerebrale.

Burime për gazetaren Klodiana Lala bëjnë me dije se për shkak të ishemisë mjeku ishte i lidhur me aparatura dhe në pamundësi për të dhënë shpjegime para gjykatës.