AKTUALITET, 28 Qershor 2026, 20:03

Turistët irlandezë i bashkohen protestës: Jemi krenarë për Shqipërinë! Po frymëzoni mbarë Europën

Turistët irlandezë i bashkohen protestës: Jemi krenarë

Vijoi edhe në ditën e 29 protesta e mijëra qytetarëve kundër qeverisë Rama.

Kjo protestë ka bërë që t’i bashkohen edhe turistë të huaj. Një turist nga Irlanda, gjatë ditës së sotme shprehur mbështetjen e tij për shqiptarëve, duke theksuar se kjo protestë i ka frymëzuar.

Në nisje të marshimit nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë folën edhe një grup turistësh nga Irlanda.

Ata u shprehën se shqiptarët me protestën e tyre po frymëzojnë mbarë Europën, duke theksuar se ndjehen krenarë për vendin tonë dhe protestën.

Turistja irlandez: Jemi krenar për Shqipërinë po mbajnë një qëndrim global por inspirojnë njerëzit kudo në Europë, kjo është nata e fundit në Shqipëri

Turistja tjetër: Jemi krenar atë që po bën Shqipëria të mbrojë vendin.

Turistja: Protesta është në gjakun tonë. E drejta njerëzore është në gjakun tonë. Kryeministrat shkojnë e vijnë.