TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shifrat zyrtare të turizmit konfirmojnë numrin rekord të shtetasve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë përgjatë periudhës janar-nëntor. Sipas të dhënave të INSTAT, në vend kanë hyrë 9.5 milionë shtetas të huaj ose 2.4 milionë turistë më shumë krahasuar me një vit më parë ose 33,3 %, më tepër se në 2022. Europianet mbajnë peshën kryesore në numrin e te huajve që kanë preferuar të shijojnë bukuritë e Shqipërisë. Kryesisht nga vendet e Europës Jugore si italianë e spanjollë por nuk mungojnë edhe turistë nga Europa veriore e lindore. Risi gjatë këtij viti kanë qenë edhe shtetasit e ardhur nga Lindja e mesme apo Afrika.
Vera ka pasur fluksin më të lartë të turistëve që kulmuan me 2 milionë shtetas që hynë Shqipëri vetëm gjatë muajit gusht. Ndërkohë të ardhurat vetëm për periudhën janar-shtator kapën vlerën 3.2 miliardë euro.
Pritshmëritë janë edhe më të larta për vitin që vjen. Institucionet shtetërore por edhe operatorët turistikë presin një rritje me gati 35% të turistëve të huaj ose rreth 13 milionë. Po ashtu gjatë këtij viti edhe shqiptarët kanë udhëtuar më shumë. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë 11 mujorit 2023, është 6.3 milionë duke u rritur me 20,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë:
Numri turistëve të huaj
-Janar-nentor 2022 7.1 milionë
-Janar –nentor 2023 9.5 milionë.