AKTUALITET, 24 Shtator 2022, 08:55

VIDEO/ Tuneli i Llogarasë, Rama: Po punohet me ritme të larta, rritet siguria drejt jugut

VIDEO/ Tuneli i Llogarasë, Rama: Po punohet me ritme të larta, rritet

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar për ecurinë e punimeve në tunelin e Llogarasë.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka ndarë një video dhe thotë se po punohet me ritme të larta.

Sipas tij, kjo vepër në infrastrukturë ul kostot dhe rrit sigurinë rrugore drejt bregdetit të jugut

“MIRËMËNGJES

dhe nga tuneli i Llogarasë ku punohet me ritme të larta për veprën që shkurton kohën, ul kostot dhe rrit sigurinë rrugore drejt bregdetit të jugut, ju uroj një fundjavë të mbarë ” shkruan Rama.