AKTUALITET, 13 Shtator 2025, 09:14

“Tjetër lajm i mirë”, Rama: Më 16 shtator do të hapim edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim, rekord absolut

“Tjetër lajm i mirë”, Rama: Më 16 shtator do të

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se të martën, më 16 shtator, Shqipëria do të hapë edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim.

“Te marten, date 16 shtator, Presidenca Daneze e BE-se na fton që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapim edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim”, shkroi kreu i qeverisë.

Rama shprehet se ky është një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash.

Ai theksoi se u vendos, sipas tij, edhe një tjetër gur kilometrik në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE.

“???? TJETËR LAJM I MIRË – Shqiperia nuk ndalet????

Te marten, date 16 shtator, Presidenca Daneze e BE-se na fton që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapim edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim, të cilët u shtohen 24 kapitujve që kemi hapur në vetëm 11 muaj – një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash.

Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qendrueshme, mbi fusha te rendësisë jetike, si Transporti, Energjia, Rrjetet Transeuropiane dhe Mjedisi, janë tanimë në tryezë. U vendos edhe  tjetër gur kilometrik në rrugën drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE????????✋????????”, shkruan Edi Rama.