TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-deputetja e PD-së Rudina Hajdari foli lidhur me situatën aktuale ku gjendet Partia Demokratike.
Hajdari tha se gara për kryetar duhet të jetë e hapur për këdo, jo vetëm për persona të lidhur me PD, por edhe për figura që kanë peshë publike.
Sipas saj, nuk është qëllimi vetëm të fitohen zemrat e demokratëve, por duhet ndërtuar një imazh i ri që të përqafohet nga publiku i gjerë.
Rudina Hajdari: Gara duhet të jetë e hapur edhe për ata jashtë PD. Për figura, për këdo që ka dëshirë, që ka një staturë publike. Nuk është rriga që të fitojmë zemrat e demorkatëve, strukturave. Duhet të jetë e kundërta. Duhet të jetë një figurë e lartë publike dhe në këtë mënyrë ky person do ngrejë një imazh të ri për PD, që përqafohet nga publiku. Kjo mendoj se është mënyra e duhur. Duhet të ketë një garë të hapur.
Problemin me referendumet e kemi pasur me kohë. Referendumet kanë qenë një temë e nxehtë. Kam bërë një iniciativë ligjore kur kam qenë deputete. Por nuk u mor parasysh. E kuptoj shqetësimin,jam dakord por mendoj se është një nga problemet, por ka shumë probleme që duhet të kenë më shumë vëmendje këto momente që flasim.