AKTUALITET, 24 Korrik 2024, 18:45

Tensione me policinë, banorët në protestë për aksin Thumanë-Kashar: Me rrugën e re, bizneset tona po shkojnë drejt falimentit

Tensione me policinë, banorët në protestë për aksin

Me tensione ka nisur protesta e banorëve të Krujës dhe të Fushë Krujës për aksin Thumanë-Kashar.

Banorët kanë thënë se rruga e re ka bërë që bizneset e tyre të shkojnë drejt falimentimit.

“Rruga e re Thumanë-Kashar ka bërë që shumë biznese tonat, të shkojnë drejt falimentimit. Ne nuk kemi akses në rrugën Thumanë-Kashar. Na kanë bllokuar hyrje-daljet në rrugë”, kanë thënë protestuesit.

Qindra banorë dhe forca policie ndodhen në protestë, ku ka pasur edhe shtyrje mes tyre.