AKTUALITET, 24 Korrik 2024, 17:32

“Kryehajduti, vijon të vjedhë”, Këlliçi: Nesër protestë para zyrës së pronarit të inceneratorit të Tiranës

“Kryehajduti, vijon të vjedhë”, Këlliçi:

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi iu ka kujtuar demokratëve, por edhe qytetarëve protestën që mbahet nesër para Bashkisë së Tiranës.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Këlliçi ka sulmuar ashpër krye bashkiakun Veliaj për çështjen e inceneratorëve, ndërsa e cilëson si kryehajdutin e Tiranës.

REAGIMI I KËLLIÇIT

Nesër,  e enjte, datë 25 korrik, ora 11:00, shihemi sërish në protestën e 18, para zyrës së pronarit faktik të inceneratorit Tiranë dhe kreut të Grupit të Strukturuar Kriminal 5D.

Kryehajduti i Tiranës, i cili vijon të vjedhë çdo ditë taksat e qytetarëve dhe hiqet sikur s’ka ndodhur asgjë, duhet larguar menjëherë nga zyra e tij, e cila tashmë është një skenë krimi.

Hajdutëria në Bashkinë Tiranë, duhet të marrë fund një orë e më parë.

O sot, o kurrë