TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Andi Tela deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se nisja e negociatave mes partisë së drejtuar nga Sali Berisha dhe Partisë Socialiste u bë pas kooptimit të Gazment Bardhit dhe Agron Gjekmarkajt si nënkryetarë të PD-së dhe pas kësaj erdhi edhe ndërhyrja e ndërkombëtarëve, siç ishte edhe ajo e të ngarkuarit me punë në ambasadën e SHBA-së, që kërkonte parlament funksional.
“Ka disa ditë që flitet për negociata mes mazhorancës dhe opozitës. Aktorë të negociatës janë zoti Bardhi dhe zoti Çuçi dhe kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla.
PD e madhe është bashkuar dhe ka ndodhur ndryshime në statut, kooptimi i zotit Bardhi dhe zotit Gjekmarkaj si nënkryetarë.
Nëse i kthehemi nisjes së protestave në Parlament, duke e marrë në pesë muaj që po shkonte në rënie aksioni i opozitës, ditët e fundit ka patur ndërhyrje të ndërkombëtarëve.
I ngarkuari me punë i ambasadës së SHBA, kërkonte parlament funksional.
Pas kësaj u njoftua se ka nesër një konferencë kryetarësh.
Duke qenë dy persona që ndërkombëtarët mund t’i pranojnë, Bardhi dhe Gjekmarkaj, kanë ndërmarrë negociata. Pra ka negociata. Se çfarë do të kërkohet, është tjetër diskutim”-tha Tela.