AKTUALITET, 12 Janar 2024, 21:31

“Ta harrojë kushdo se mund të bëjë insinuata e shantazhe”, Gjekmarkaj në mbledhjen e grupit: Berisha, de facto, është shef i opozitës

“Ta harrojë kushdo se mund të bëjë insinuata e

Në mbledhjen e Grupit të Opozitës ku ishin të pranishëm deputetë që mbështesin Gazment Bardhin, por edhe Sali Berishën ishte edhe Agron Gjekmarkaj, i cili ka mbajtur qëndrimin e tij në lidhje me aksionin opozitar.

News24 ka zbardhur debatet me dyer të mbyllura, ku Gjekmarkaj ka folur me tone të ashpra, duke thënë se nuk duhet të merremi vetëm me arrestimin e Sali Berishës, por të diskutojmë edhe për tema të tjera, pasi po hyjmë në një vit elektoral.

Sa i takon bashkimi të opozitës, Gjekmarkaj thotë se ky është proces i cili ndërtohet mbi disa parime dhe koherenca. “Nuk është çështje se ku behën mbledhjet e grupit. Ne jemi në një krize që kërkon ndryshim strategjie”, ka deklaruar deputeti demokrat.

"Kam një lutje! Njeriu nga natyra është trim dhe frikacak, xheloz dhe paranojak, te tjetri sheh rrezikun dhe e do sa me të sigurte rrethin. Vetëmbrojtja primitive është instinkt bazik i njeriut. Por këtu duhet te vumë me një minimum respekti për njeri tjetrin. Secili flet per veten nga këndvështrimi i tij. Unë mund të jetoj pa politikën, pa PD dhe pa këtë grup siç PD dhe politika mund te jetojnë fare mire pa mua dhe pa të tjerë ketu. E kam dëshmuar në jetë që ia dal edhe si individ. Një gjë duhet të jete e qarte, nuk kam kërkuar asgjë nga askush e s’kam ndermend te kërkoj, po ta harroje kushdo se mund të bëjë insinuata e shantazhe këtu. Me mua nuk ndezin fare po fare. Bie dakord me ato që tha Saimiri. Po për mua një gjë ta dijë kushdo ne çdo baze bashkimi apo bashkëpunimi, kam tre vija te kuqe, integritetin personal, nuk kam ndërmend te sulmoj kurrë ambasadoret e SHBA ne Tirane dhe SPAK-un. Do ta gjykoj rast pas rasti si institucion dhe jo organizate kriminale.

Bashkimi është proces i cili ndërtohet mbi disa parime dhe koherenca. Nuk është çështje se ku behën mbledhjet e grupit. Ne jemi në një krize që kërkon ndryshim strategjie. Ne themi këto qe bën qeveria jane te papranueshme, po jane, po ndodhin. Duhet te masim distancën mes konceptit te pare dhe te dytit. Te shohim ku na nxjerr. Çfarë gjuhe duhet te përdorim. Se kemi deficite me gjuhen. Po hyjmë ne vit elektoral, kemi vetem nje teme apo kemi edhe tema te tjera, argumente, platforma ekip, apo do përqendrohemi vetëm tek arrestimi i Sali Berishes?

Shume kush mendon qe kjo është nje padrejtësi. Personalisht kam mbajtur qëndrim publik per kete teme. Po Sali Berisha de fakto është shef i Opozitës dhe ne cdo rast kjo ngjarje është politike, por ne fokusin tone a do kemi vetëm këtë teme apo do tentojmë t'i flasim shoqërisë? Per te dale ne baze askush nuk ka ndaluar askënd. Ky miti qe dikush ka njerez e tjetri s'ka eshte thjesht presion psikologjik ndaj njeri-tjetrit. Po ne raport me njerëzit jemi pak keq te gjithe bashke, se ngjarjet e treguan"-tha Gjekmarkaj.