AKTUALITET, 26 Janar 2024, 14:22

'Kam qenë nën hetim gjithë jetën', Ilir Meta komenton deklaratën e kreut të SPAK-ut

'Kam qenë nën hetim gjithë jetën', Ilir Meta

Kreu i PL-së, Ilir Meta në një konferencë për gazetarët u pyet në lidhje me deklaratën e djeshme të kreut të SPAK, Altin Dumani.

Meta refuzoi të fliste, duke thënë se nuk kishte asnjë koment për deklaratën e Dumanit, ndërsa shtoi se ka qenë nën hetim gjithë jetën.

Dje nga Shkodra kreu i SPAK u pyet se në çfarë fazë është hetimi ndaj Ilir Metës. Kësaj pyetje Dumani tha se çështja është nën hetim dhe se nuk mund të japë të dhëna.

Pyetje: Kreu i SPAK deklaroi se jeni nën hetim, si e komentoni dhe a ndihemi i rrezikuar?

Meta: S’kam asnjë koment për këtë deklaratë dhe e di që kam qenë gjithë jetën në hetim., e dimë gjithashtu që prokurorë që janë prodhim më i drejtpërdrejtë i saj ka marrë angazhime personale për t’u marrë me Metën. Unë kam qen, jam dhe do të jem këtu përballë jush. Të jeni të sigurt që s’ka asnjë forcë e cila mundet të zhbëjë PL-në si një parti të vërtetave të mëdha. Nuk ka asnjë zar të Arben Rakipit për të legjitimuar kapjen e reformës në drejtësi nga Edi Rama përmes shkatërrimit të proceseve kushtetuese.

Lidhur me përpjekjet e Edi Ramës për ta kthyer SPAK në një komisariat policore, anti-opozitës , s’jemi të surprizuar, por unë s’kam dashur ta identifikoj këtë institucion me persona të caktuar, të cilët nuk flirtojnë me politikën. Këta persona në vend që të vendosin dorë mbi kushtetutë, kanë bërë betime të tjera”.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta doli në një konferencë për mediat, ku ka folur për situatën ekonomike, financiare dhe sociale në vend. Sipas tij vendi jonë po vazhdon të shënojë një regres të pandalshëm në këtë aspekt. “Ndërsa bizneset e ndershme falimentojnë, bizneset që pastrojnë para, sidomos në sektorin e ndërtimit lulëzojnë” tha Meta.

Sa i përket shëndetësisë, Meta tha se premtimi për shëndetësi falas, ka qenë dhe mbetet një nga premtimet më të mëdha, ndërsa përshendeti studentët e mjekësisë për qëndresën e tyre.