TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Biznesmeni Ilir Rrapaj ka humbur ndjenjat në seancën në GJKKO kur mësoi se akuzat ndaj tij do të rëndoheshin, pasi togat e zeza kërkuan që SPAK të hetonte të përfshirët në dosjen e “Sterilizimit” si grup i strukturuar kriminal.
Ndërsa ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është drejtuar në sallën e gjyqit duke thënë që “ku janë lekët që paskam vjedhur”.
Ish-ministri i Shëndetësisë ka kërkuar të specifikohet shuma e vjedhur “meqë ka akuzë për vjedhje”.
Ilir Beqaj, biznesmeni dhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, akuzohen si krijues të grupit kriminal.
Ndërkohë seanca gjyqësore për “Sterilizimin” është shtyrë për në datën 9 Janar, në mënyrë që të akuzuarit të kenë kohë të paraqesin konkluzonet.