TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë organizoi sot një pritje me rastin e Ditëlindjes së Madhërisë së Tij, Mbretit Charles III.
Të pranishëm në këtë event ishin Presidenti Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, zyrtarë të lartë shtetërorë si dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ndërsa ndau foto nga kjo ceremoni, e cilësoi këtë “një mbrëmje e veçantë për të festuar miqësinë e çmuar dhe partneritetin e qëndrueshëm mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar”.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Nicholas Abbott iu drejtua të pranishmëve në këtë ceremoni me një fjalë përshëndetëse.