AKTUALITET, 13 Korrik 2024, 09:40

SPAK lëshon gjashtë urdhërarreste për inceneratorin e Tiranës, mes tyre edhe tre shtetas të huaj

SPAK lëshon gjashtë urdhërarreste për inceneratorin e

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar gjashtë urdhërarreste për inceneratorin e Tiranës, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Urdhërarrestet janë lëshuar për Denisa Tollkucin, Dashamir Ymerajn dhe për tre shtetas të huaj.

Por mësohet se asnjë prej tyre nuk është arrestuar deri më tani, pasi nuk janë gjetur në banesa gjatë kontrolleve të ushtruara. Mësohet se sipas sistemit TIMS, vetëm një prej personave për të cilët është lëshuar urdhërarrest ndodhet në Shqipëri, ndërsa të tjerët jashtë vendit.