AKTUALITET, 3 Mars 2023, 11:45

Sot vendoset fati i PD-së! Ivi Kaso: Të mos pranohet ankimimi i Alibeajt! Indrit Sefa: Nuk mund të bëni këto kërkesa

Sot vendoset fati i PD-së! Ivi Kaso: Të mos pranohet ankimimi i

Gjykata e Apelit do të japë sot vendimin mbi vulën e Partisë Demokratike, nëse do të qëndrojë në duart e Enkelejd Alibeajt apo do t’i kalojë Sali Berishës.

Seanca ku ishin të pranishëm të dyja palët ka nisur në orën 11:00, ndërsa raportohet se pranë kësaj gjykate janë shtuar masat e sigurisë.

Përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso ka deklaruar se është dakord me trupin gjykues, por duhet mospranimi i ankimit.

“Vendimi i pranimit të ankimit nuk parashikohet në llojet e vendimeve përfundimtare dhe mund të deklarohet tani në gjykatë sipas kërkesës paraprake që parashtruam”, u shpreh Kaso.

Nga ana e tij përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt, Indrit Sefa u shpreh kundër kërkesës së Ivi Kasos.

“Nuk duhen bërë këto kërkesa. Nuk është momenti për këto pretendime në këtë fazë. Mendojmë që kjo gjykatë të shqyrtojë të gjitha elementet e saj. 5 ditë para kemi bërë shtesa të ankimit tonë, ku kemi bërë të ditur për ankesat dhe kërkesat”

Tre janë skenarët e sotëm për vendimin e Gjykatës.

1-Të qëndrojë në fuqi vendimi i gjyqtarit Argon Zhukrit

2-Vendimi i Zhugrit të zhbëhet dhe të pranohet ankimi i Alibeajt

3-Kthimi i çështjes në gjykatën e Shkallës së Parë.