TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

I Ngarkuari me Punë i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca u takua këtë të martë me Presidentin Bajram Begaj.
Fokusi i diskutimit mes Sorecas dhe Begajt ka qenë procesi i integrimit të Shqipërisë në BE.
Në njoftim e bërë publik në rrjetet sociale në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian në Shqipëri thuhet se ky takim vjen “në një moment kyç për zgjerimin e BE-së”.
Ambasadori Soreca inkurajoi Shqipërinë që të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes të BE-së dhe vlerësoi rolin e Shqipërisë si një aktor konstruktiv rajonal.