TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Për herë të dytë brenda një periudhe shumë të shkurtër studentët e Akademisë së Sigurisë në Sauk janë helmuar nga ushqimi.
Gazetarja e News 24, Xhensila Kodra raporton se rreth 30 studentë janë paraqitur në spital me të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke. Ndërkohë mësohet se institucioni furnizohet me ushqim nga kompania e kateringut Sori Al.
Menuja e ushqimeve që kursantët kanë konsumuar në darkën përfshin:
Pilaf
Makarona
Fasule
Sallam
Salcice
Kos
Qumësht
Buke
Ky është rasti i dytë i ngjashëm që raportohet brenda pak muajsh në Akademinë e Sigurisë.
Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar përgjegjësit.