AKTUALITET, 3 Shkurt 2023, 14:12

“Skandali do të thellohet me fakte të reja”- Meta: Rama nuk mund të bëjë grusht shteti për të shpëtuar veten e tij

“Skandali do të thellohet me fakte të reja”- Meta: Rama

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se Rama nuk mund të bëjë grusht shteti për të shpëtuar veten e tij nga skandali që është përfshirë me ish agjentin e FBI, McGonigal.

Në një komunikim me gazetarët, Meta u shpreh i bindur se Komisionit Hetimor do të ngrihet dhe Rama do të largohet.

Ai deklaroi se skandali do të thellohet me fakte të reja dhe persona të tjerë.

“Emri i Ramës është 14 herë në vendimet e drejtësisë amerikane për këtë çështje. Ato sapo kanë filluar. Së dyti, artikulli i NY Times i referohet prokurorëve në Uashington. Ata e thonë shumë qartë; ka ndërmarrë hapa për përfitime të këtij politikani.

Unë jam i bindur që komisioni hetimor do ngrihet, jam i bindur që Rama do të largohet. Ne nuk mund të lejojmë më që të jemi pa parlament. Nuk mundet. Është detyrim kushtetues.

Grusht shteti Edi Rama për të shpëtuar veten e tij nga një skandal i këtyre përmasave që do të thellohet me fakte të reja dhe me persona të tjerë, absolutisht nuk ka dhe nuk mund të ketë”, tha Meta.