TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama në emisionin "Të Paekspozuarit", i cili tha se takimin e parë me McGonigal e kishte bërë pas kërkesës me telefon që i kishte bërë agjenti i FBI-së.
Vasili thotë se “me një mesazh takohen vetëm agjentet e rëndomte ose mafiozet, por kurrë kryeministrat”.
Postimi i Vasilit
Edi Rama thotë hapur se Mc Gonigalin e ka takuar me një mesazh ne telefon.(VIDEO).
Pas mesazhit, ndodh takimi.
Merr pjesë në takim Rama + Mc Gonigal + Neza + Duçka dhe ky është takimi i famshëm zyrtar ne zyrën e kryeministrit.
As Shërbimi Informativ Shtetëror dhe çdo shërbim inteligjent shqiptar, Ministria e Jashtme, Ambasada Amerikane ne Tirane, Ambasada e Shqipërisë ne SHBA apo edhe CIA amerikane nuk kane nevoje te njoftohen sipas Edi Rames.
Me një mesazh takohen vetëm agjentet e rëndomte ose mafiozet, por kurrë kryeministrat.
Çfarë është ky, kryeministër apo agjent, dhe ne se është i tille për ke punon?
Drejtësia ka pune plot dhe te lehte bile me Ramen.
Se ky është kaq i trashe sa qe i pohon vete fajet shume te renda te tij.
Përfundimisht s’kemi kryeministër, por një ordiner, qe s’ka lidhje me shtetin!