AKTUALITET, 3 Shkurt 2023, 13:24

Dyshohet se vodhi subjektin ku punonte si shofer, arrestohet pas katër vitesh 40-vjeçari në Korçë

Dyshohet se vodhi subjektin ku punonte si shofer, arrestohet pas katër

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Korçës për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit, një 40-vjeçar është arrestuar për vjedhje pasi në vitin 2019 dyshohet se vodhi një shumë parash nga xhiroja ditore e subjektit ku punonte shofer. Po ashtu, një 49-vjeçar, banues në Pogradec është arrestuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi në ambientet e një lokali, në lagjen nr. 1, pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka goditur në fytyrë me send të fortë një person tjetër.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë ndaluan shtetasin në kërkim V. Ç., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 01.11.2021, e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.

Në vitin 2019, 40-vjeçari vodhi një shumë parash nga xhiroja ditore e subjektit ku punonte shofer. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin L. D., 49 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi në ambientet e një lokali, në lagjen nr. 1, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur në fytyrë, me send të fortë, një shtetas tjetër.

I dëmtuari, pas ndihmës mjekësore të marrë në spitalin e Pogradecit, u transportua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.