AKTUALITET, 26 Gusht 2025, 12:14

Situata e zjarrit/ Ministria e Mbrojtjes: Vihet nën kontroll vatra në Bogovë të Skraparit, vijon monitorimi

Situata e zjarrit/ Ministria e Mbrojtjes: Vihet nën kontroll vatra në

Ministria e Mbrojtjes njofton se vatra e zjarrit në zonën e Bogovës, në Skrapar, është vënë plotësisht nën kontroll. Pas disa orësh pune intensive në terren, forcat operacionale kanë siguruar të gjithë perimetrin e jashtëm të zjarrit dhe kanë ndalur përhapjen e flakëve.

Mësohet se operacioni nisi në orët e para të mëngjesit, konkretisht në orën 05:30, dhe përfshiu një numër të madh forcash nga disa institucione.

Në terren kanë qenë të angazhuar:

* 30 efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë (FA 22)
* 7 mjete zjarrfikëse nga Skrapari, Berati dhe Poliçani
* 20 punonjës të bashkisë
* 5 punonjës të shërbimit pyjor
* 15 punonjës të shërbimeve të tjera mbështetëse

Falë koordinimit mes institucioneve dhe ndërhyrjes në kohë, u arrit të izolohej zjarri dhe të shmangej përhapja drejt zonave të banuara apo me rrezik të lartë.

Ndërkohë në vend janë evidentuar 11 vatra zjarri, 3 mbeten ende ative dhe një është në monitorim.