AKTUALITET, 26 Gusht 2025, 11:44

Krimi në familje/ Detaje të reja: Tre javë para se ta vriste, 36-vjeçarja shqiptare i shpëtoi jetën bashkëshortit nga vetëvarja

Krimi në familje/ Detaje të reja: Tre javë para se ta vriste,

Vetëm tre javë para se të vritej nga bashkëshorti i saj, Marjola Nakoleci kishte shpëtuar jetën e tij duke e ndaluar nga një tentativë vetëvarjeje. Ky detaj është bërë i ditur nga motrat e viktimës, të cilat thonë se 36-vjeçarja prej kohësh ishte nën dhunë sistematike dhe presion të vazhdueshëm.

Trupi i pajetë i Marjola Nakolecit ka mbërritur në Korçë, ku sot në orën 11:00 do të zhvillohet ceremonia mortore.

Familjarët janë në gjendje të rënduar emocionale dhe kanë refuzuar kontaktet me median, ndërsa vajza e madhe e viktimës ka deklaruar se ka mohuar babain e saj dhe do të marrë hak për gjakun e nënës.

Sipas dëshmive të familjarëve, Pandeli Nakoleci ushtronte dhunë të vazhdueshme, e akuzonte gruan për tradhti dhe shpeshherë e detyronte të kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirë, me qëllim për ta mbajtur të lidhur përmes një shtatzënie. 

E kaluara e Nakolecit sipas hetuesve, është e mbushur jo vetëm me precedentë penalë për falsifikim, drogë dhe organizatë kriminale, për të cilat ka pasur edhe dënime, por edhe i skeduar me kartelë për problemet e shëndetit mendor, si në Shqipëri, ashtu edhe në Greqi.