TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gruaja denoncon humbjen e bashkëshortit të moshuar, i cili vuan edhe nga probleme shëndetësore.
Policia e Lushnjës bëri sot me dije se ditën e djeshme (25 gusht), në Komisariat është paraqitur dhe ka kërkuar ndihmë, e moshuara Rr. H., se po atë ditë ishte larguar nga banesa bashkëshorti i saj, A. H., 77 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga skleroza.
“Punohet për gjetjen e tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, bëri me dije policia vendore.
Shërbimet e policisë kanë marrë edhe fotografi të personit të humbur, teksa po ushtrojnë kërkime në disa zona të qytetit dhe po pyesin të njohurit dhe qytetarët.