AKTUALITET, 30 Dhjetor 2024, 12:32

Berisha: Narkomazhoranca po shkon drejt një shkërmoqje të plotë! Me 11 maj nuk dihet nëse do ketë nam apo nishan

Berisha: Narkomazhoranca po shkon drejt një shkërmoqje të

Kreu i PD Sali Berisha shprehet i bindur se me 11 maj te vitit te ardhsem opozita do te fitoje zgjedhjet, duke shkermoqur teresisht ate qe ai e quan narkomazhorance.

Fjala e Berishës:

Ky ishte viti në të cilin shqiptarët u larguan masivisht nga Shqipëria dhe numri i shqiptarëve në BE arriti në total nga viti 2014 gjer sot në 1 milion e 99 mijë shqiptarë. Viti, në të cilin varfëria u thellua me kate, kurse pasurimi i qeveritarëve u shtua me pallate. Pra, ky ishte viti në të cilin po të ktheni sytë mbrapa, përveç pllakave të shtruara në disa sheshe të qytetit dhe një ure të përfunduar nga privatët në Kukës, nuk shihni një vepër publike të përfunduar.

Vazhdon vjedhja e parave në tunelin e Llogarasë, vazhdojnë punimet në bajpasin e Vlorës, vazhdon tërkuza te tuneli i Murrizit, është zhdukur rruga Qukës-Qafë Pllocë, pra nuk ka një vepër në 12 vite.
Janë shpenzuar 57 miliardë euro buxhetet së bashku dhe urdhëroni se ku janë, që të gjitha të shndërruara në pasuri. Por, natyrisht damkosja dhe vërtetimi i vjedhjeve monstruoze të Erion Veliajt janë dhe këto një zhvillim madhor për vitin.

Hapja e negociatave 4 vite pas marrjes së vendimit, unik në botë, shkuarja tek kapitujt është tërësisht për arsye gjeostrategjike pasi Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter për kapitujt dhe negociatat. Pak a shumë, se mund ta shohësh në shumë këndvështrime këtë, mund t’i quajmë këto zhvillime për opozitën, e sollën në prag të fitores dhe opozita ecën e sigurt drejt 11 majit në një fitore të vërtetë. Pseudomazhoranca apo narkomazhoranca po shkon drejt një shkërmoqje të plotë dhe me 11 maj nuk dihet nëse do ketë nam apo nishan. E mbyll këtë ekspoze të shkurtër për viti me një urim të përzemërt për të gjithë shqiptarët që ndjekin këtë konferencë dhe një fitore e cila nuk do jetë vetëm fitore e opozitës, por do jetë e mbarë shqiptarëve më 11 maj të vitit 2025.