AKTUALITET, 5 Dhjetor 2022, 09:08

Shkodër/ Dyshohet se do të shpërndanin heroinë, arrestohen dy të rinj

Shkodër/ Dyshohet se do të shpërndanin heroinë, arrestohen

Dy persona u arrestuan nga policia e Shkodrës në operacionin e koduar “Weekend”, pasi u kapën teksa lëviznin me automjet për të shpërndarë lëndë narkotike heroinë, të ndarë në doza.

Në flagrancë u arrestuan shtetasit E. S., 21 vjeç dhe A. V., 24 vjeç, të dy banues në Shkodër.

“Shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit “Weekend”, kanë ndaluar për kontroll, automjetin me të cilin udhëtonin 2 shtetasit e arrestuar. Si rezultat, këtyre shtetasve iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza, gati për shitje”, bëri me dije policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.