TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë pasdite në Durrës. Mësohet se E.H., 20 vjeç, ka plagosur me thikë 23-vjeçarin me inicialet D.S. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
I plagosuri raportohet se ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes, 20-vjeçarin me inicialet E.H.
Njoftimi i Policisë
Plagosi me thikë për motive të dobëta gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikon e shpall në kërkim 20 vjeçarin. Në lagjen Nr.17 Durrës, si pasoje e një konflikti për motive të dobëta shtetasi E. H., 20 vjeç, ka plagosur me mjet prers (thikë) shtetasin D. S., 23 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e policisë ndodhen me vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.