TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor "Patos-Fier". Mësohet se automjeti tip "Opel" me drejtues shtetasin A. S., 58 vjeç është përplasur me automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos.
Si pasojë e kësaj përplasje, ka ndërruar jetë shtetasi A. S.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 21:35, në aksin rrugor "Patos-Fier", automjeti tip "Opel" me drejtues shtetasin A. S., 58 vjeç, banues në Patos, (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos) është përplasur me automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos.
Si pasojë e kësaj përplasje, ka ndërruar jetë shtetasi A. S.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.