TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Selanikut ka arrestuar një shqiptar, i cili u kap me drogë. Mësohet se operacioni u krye nga policia e Verias.
Gjatë kontrollit 42 vjeçarit shqiptar iu gjetën në banesë 19 kg 65 gram marijuanë të ndara në disa pako, 3 kg 404 gram kokainë dhe 2 peshore elektronike. Ndërkohë, shqiptarit iu sekuestruan dhe 530 euro dhe 2 celularë. Ndërkohë, nëse droga do të dilte në shitje ajo kapte vlerën e rreth 300 mijë eurove.
Prej muajit nëntor në zonën e Greqisë Perëndimore, që përfshin zonën Kostur, Kozani, Selanik janë evidentuar 8 raste ku janë kapur në total rreth 274 kg marijuanë që dyshohet se vinin nga Shqipëria dhe ku janë arrestuar disa shtetas shqiptare. Zakonisht në këtë zonë ngarkesat e drogës vijnë nga kufiri i Qarkut të Korçës.