TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD, Sali Berisha, ka reaguar pas debatit të Flamur Nokës në Kamëz.
Berisha theksoi se debati brenda PD është diçka normale, pasi sipas tij, do të ketë mendime ndryshe.
“ Nuk është se opozita sot nuk ka dobësi por në kushtet i një narkodiktature, ju duhet të realizoi se jo në çdo kohë ka disponivitet për reagimin. i gjithë problemi është ky. Sot për fatin më të keq. Vrasja masive nga narkodiktatura. Shtypja e pluralizmit dhe kontrolli pothuajse total i mediave. Kanë bërë që njerëzit të kenë një apati. Për sa i përket PD.
PD e thashë dhe njëherë me vonesë për shkak të raportit ndërkombëtar të zgjedhjeve, i cili duhet të dilte patjetër. Sepse po bëheshin përpjekjet të jashtëzakonshme për të ndryshuar raportin fillestar. Dhe në rast se PD angazhohej në debat të brendshme, gjithçka i shkonte për interes Edi Ramës. Ndizini lajmet që janë një fuqi e jashtëzakonshme. Çfarë ndodh? Një debat i vogël ndodh midis opozitë dhe një mendimi ndryshe.
Gjëja më normale. Shiko se si studiot televizive e shndërrojnë në çështje kryesore. Vetëm e vetëm për të maskuar dhe fshehur para qytetarëve aferat e mëdha, me kosto qindra dhjetëra eurosh të taksave të tyre. Qeveria po bënte gjithçka për të ndryshuar raportin, për të diktuar ndryshim në raportin e vëzhguesve.”, tha Berisha.