AKTUALITET, 29 Nëntor 2025, 12:25

“Nëse je burrë…”/ A do të dorëhiqet nga PD? Berisha nuk pranon se ka humbur zgjedhjet: Farsë…

“Nëse je burrë…”/ A do të dorëhiqet nga

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim online me qytetarët.

Njëri nga komentuesit i ka shkruar nëse pas humbjes së zgjedhjeve do të largohet nga drejtimi i PD. “Nëse je burrë përgjigju”, shkruan qytetari.

Berisha deklaron se nuk i ka humbur zgjedhjet pasi ato ishin "farsë", ndaj nuk largohet. 

Sali Berisha: Humbja e zgjedhjeve, kriteri më i shëndoshë i atyre që i dorëzojnë, por në kushtet e farsës elektorale, një akt i tillë do t’i shërbente diktatorit dhe atyre që shtypin pluralizmin.