TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Neritan Sejamini ka debatuar me kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokrtike, Besart Xhaferri, në emisionin "Të Paekspozuarit", lidhur me të rinjtë që i bashkohen këtij forumi dhe faktit që nuk sjellin ide të reja por i binden "udhëheqësit" dhe duartrokasin nëpër sallat ku flet Sali Berisha.
Pjesë nga debati:
Neritan Sejamini: Edhe roja i parkingut flet me mirë se ju, se ai thotë edhe emra oligarkësh, që ju nuk i thoni dot.
Besart Xhaferri: Bie dakord, këto kanë qenë pikat ku nuk kam rënë dakord me zotin Basha. Por sot, dua garanci që do jem në zgjedhje. Kush na i jep garancinë, që nuk na bëjnë me procedurë autogol tjetër?
Neritan Sejamini: Ju mbani pak përgjegjësi për 6 marsin? Se nuk ta kam fajin unë që je zënë ti me Alibeajn. Pse nuk i bëni presion Alibeajt dhe Bardhit?
Besart Xhaferri: Është në gjykatë. Ne nuk bëjmë presione, se i bie të bëhemi grup i armatosur.
Neritan Sejamini: Edi Rama është kundërshtari juaj politik. Ai ka shfrytëzuar një konflikt tuajin. Por ke Alibeajn që ka çuar çështjen në gjykatë.
Besart Xhaferri: Ne u morëm me provat, me firmat, me gjithçka. U futëm në 6 mars në zgjedhje.
Neritan Sejamini: Ju kishit takim me zotin Berisha. Foli 30 minuta ai dhe ju duartrokitët dhe ikët. Çfarë rinie është kjo?
Besart Xhaferri: Kemi bërë ne pyetje.
Neritan Sejamini: Sapo tha Berisha “revolucion”, ju duartrokisnit. Qëllimi i forumit rinor është të tërheqë të rinjtë e tjetër.
Besart Xhaferri: Kushdo ka ide të ngjashme me ne do të vijnë. Jo të rinjtë që duan të sohin sa të bukur apo interesant jemi. Nuk presim ata që shkojnë te koncertet e Dua Lipës dhe e shohin jetën me ngjyra.
Neritan Sejamini: Dhe mendon se këta të rinj, duan të ulen në një sallë dhe të dëgjojnë udhëheqësin? Në rregull! Suksese! Edhe te forumi juaj ka të pasur, me makina të shtrenjta etj.
Forumi është për t’ju ngjallur pasionin për politikën të rinjve. Unë shoh aktivitetin tuaj, që është vetëm protesta. Thoni burg, burg, burg… Rinia ka nevojë për ngjyrë tjetër.
Besart Xhaferri: Nuk vijnë mediat kur kemi trajnime. Ne i bëjmë, ju nuk vini. Ju vini vetëm kur ka proteste.
Neritan Sejamini: Nuk ka detyrë media t’ju vijë ju nga mbrapa.