AKTUALITET, 13 Shkurt 2023, 21:16

Rakipi pyet kreun e FRPD: Mendoni se po bëhet revolucion në Shqipëri? Xhaferri: Është momenti për të shpëtuar pluralizmin

Rakipi pyet kreun e FRPD: Mendoni se po bëhet revolucion në

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku foli për "revolucionin" që ka shpallur Sali Berisha së fundmi. 

Xhaferri nuk preferoi ta quajë "revolucion", lëvizjen e fundit të PD, por deklaroi se ajo është një përpjekje serioze "për të shpëtuar pluralizmin". 

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Zoti Xhaferri, kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar se ka nisur një revolucion që do të sjellë “rrëzimin e monizmit” në Shqipëri. Çfarë nënkupton Partia Demokratike me “revolucion”? Ju si e keni kuptuar? 

Besart Xhaferri: Nismë seriozë për të ngritur kauzën. Shoqërinë mund ta ketë kapur agonia dhe mungesa e shpresës, por ata që do të vendosin të jetojnë në këtë vend duhet të marrin aksione politike për ta demaskuar këtë regjim. Është momenti, o sot o kurrë, për të shpëtuar pluralizmin. Të paktën të jetë dy partiake, tre partiake... PD nuk po bën asnjë kapriço. Po na zvarrisin të drejtën tonë, me një arrogancë në procese gjyqësore, rrezikojnë të na lënë pa vulë. Ky zotëri që kemi në krye të qeverisë është arrogant. Arroganca i ka ardhur nga një siguri që ka patur përtej oqeanit.

Ylli Rakipi: Ju mendoni që në Shqipëri po ndodh një revolucion?

Besart Xhaferri: Mendoj se ka nisur një lëvizje serioze që do ti shkohet deri në fund.