AKTUALITET, 28 Shtator 2022, 18:50

“Rikthejmë Ministrinë e Punës”/ Berisha: Gjatë qeverisjes, menduam për furnizimin me ujë falas për qytetarët, por duhen…

“Rikthejmë Ministrinë e Punës”/ Berisha: Gjatë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nëse Partia Demokratike vjen në pushtet, do të rikthejë Ministrinë e Punës si një dikaster të veçantë.

Këtë e ka bërë të ditur gjatë një bashkëbisedimi me përfaqësuesit e sindikatave në vend. Ndër të tjera, Berisha u shpreh se gjatë kohës që ka qenë në qeverisje, mendonte për ta bërë falas furnizimin me ujë për qytetarët.

Sipas tij, kjo do të merret në konsideratë në të ardhmen nëse PD merr pushtetin, por theksoi se duhen investime të mëdha.

Berisha: Ju garantoj se ministria e punës ka ekzistuar dhe do ekzistojë përsa kohë do të qeverisë Partia Demokratike. Këshilli i punës, partneriteti me ju do të jetë një institucion dhe praktikë konstante. Turizmi këtë vit njohur vështirësitë më të mëdha. Dhe si të gjitha sektorët e tjerë mbeti pa asnjë mbështetje. Një qytetari nga Tirana, i dilte më lirë të merrte një biletë avioni se sa të vinte në Sarandë. Gjatë viteve të qeverisjes, një nga gjërat që mendoja gradualisht ta japim falas ishte uji. Ne jemi vend i bekuar me ujëra. Kemi shumë ujëra të mira.

Duhen investime, por ujërat tona mbulojnë të gjithë territorin. Përshembull ujërat e Tomorrit mund të furnizojnë të gjithë Myzeqenë. Ujërat janë në Shqipëri. Ka një vend që ua jep ujërat falas qytetarëve, kjo është Austria. Ua jep sepse thotë se ka shumë ujëra. Shqipëria nuk ka më pak. Është një akt i papërgjegjshëm kjo që bënë këta me 2-3 fishimin. Dhënia e ujit falas, duhet të bësh investime. Çmimi do shkojë aty ku ishte edhe më e ulët. Do ketë çmim të veçantë për sipërmarrjet turistike në vend.