AKTUALITET, 27 Qershor 2024, 08:54

Reshje të dendura shiu në Lezhë, përmbyten rrugët e qytetit

Reshje të dendura shiu në Lezhë, përmbyten rrugët e

Mëngjesin e sotëm Lezha është përfshirë nga reshje të dendura të shiut, të cilat kanë krijuar probleme kryesisht në qytet.

Vërshimi i ujërave ka përmbytur disa rrugë dhe bllokun e banimit ‘11 janari’ në lagjen Besëlidhja.

Niveli i ujit arriti në disa centimetra duke bllokuar hyrjet e pallateve e për rrjedhojë lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.