AKTUALITET, 26 Qershor 2024, 19:21

Vatër zjarri në Fushë-Krujë, digjen shkurre pranë rrugës nacionale

Vatër zjarri në Fushë-Krujë, digjen shkurre pranë

Një vatër zjarri ka rënë në Fushë-Krujë. Nga flakët, janë djegur shkurre dhe ferra pranë rrugës nacionale.

Në rrezik ishte edhe një magazinë pranë por zjarrfikësit kanë ndërhyrë shpejt dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. 

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka rënë zjarri, ndërsa vijojnë hetimet.