TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i FRESSH për Himarën, Eugen Likaj, përmes një kërkese drejtuar KQZ-së, kërkon që të shpallet pavlefshmëria e mandatit të Kryebashkiakut për Fredi Belerin, ndaj të cilit Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin me dy vite burg.
Në kushtet kur vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit është i formës së prerë, Likaj kërkon nga KQZ që të shpallë zgjedhjet e reja për Bashkinë e Himarës.
Beleri u arrestua më 12 maj 2023, dy ditë para zgjedhjeve, me dyshimet e korrupsionit zgjedhor. Ai rezultoi fitues i zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës, ku kandidonte nën siglat e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, duke pasur mbështetjen e PBDNJ, LSI (PL e sotme) dhe Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha. Por pavarësisht se u njoh mandati i tij si kryebashkiak, Beleri nuk arriti të merrte zyrtarisht detyrën pasi nuk u lejua të betohej para Këshillit Bashkiak.