AKTUALITET, 31 Tetor 2022, 16:12

Reforma territoriale/ Deputetja demokrate: Propozojmë gjashtë qarqe! Ja si bëhet ndarja

Reforma territoriale/ Deputetja demokrate: Propozojmë gjashtë qarqe!

Partia Demokratike ka prezantuar sot propozimet e saj për ndarjen e re territoriale. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, deputetja Dhurata Çupi tha se PD-ja propozon ndarjen në dy nivele të qeverisjes vendore.

Niveli i parë i pushtetit të përfaqësohet nga bashkitë ndërsa niveli i dytë të përfaqësohet nga qarqet ose rajonet.

Çupi: Ne propozojmë që pushteti vendor të ndahet në dy nivele. Niveli i parë do të përfaqësohet nga bashkitë ndërsa në nivelin e dytë të përfaqësohet nga qarqet ose rajonet.

Përsa i përket qarqeve, PD-ja propozon reduktimin e numrit të tyre nga 12 në gjashtë qarqe. 

Çupi: Ne propozojmë rigrupimin e qarqeve. Ne propozojmë nga 12 qarqe të kemi 6 qarqe. Shkodër-Lezhë, Dibër-Kukës, Tiranë-Durrës, Elbasan-Korçë, Fier Berat, Vlorë-Gjirokastër.